Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë të markurën se Turqia përkrah sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës ku gjithashtu përmendi të drejtat e tatarëve të Krimesë, transmeton Gazeta Metro.
Erdogan u deklarua me anë të një videomesazhi në edicionin e katërt të Samitit të Platformës së Krimesë për Liderët ku tha se ata përkrahin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. “Kthimi i Krimesë Ukrainës është një obligim i ligjit ndërkombëtar” shtoi ai.
Ai potencoi qëndrimin e Turqisë për Krimenë ku shtoi se rikthimi i saj në Ukrainë përputhet me standarted ligjore ndërkombëtare por ai gjithashtu vuri në dukje të drejtat e tatarëve të Krimesë për të cilët tha se po vuajnë për tetë dekada, raporton Anadolu Ajensi.
Erdogan u shpreh se ai beson që do të ndërmerren hapa mbështetës ndaj tatarëve të Krimesë./gazetametro.net