Katedralja Notre Dame në Paris pritet të rihapet në vitin 2024
Katedralja Notre Dame në Paris pritet të rihapet në vitin 2024 18.09.2021 | 23:54
Katedralja Notre Dame në Paris, Francë është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në vitin 2024, pasi katedralja tani është siguruar plotësisht, dy vjet pas zjarrit katastrofik që shkatërroi pjesë të mëdha të ndërtesës 850-vjeçare.
 
Sipas CNN, në një deklaratë të shtunën, organi publik përgjegjës ruajtjen dhe restaurimin e tij tha se sigurimi i katedrales kishte përfunduar sipas planit.
 
Elementet e “fazës së sigurisë”, përfshinin mbështjelljen dhe mbrojtjen e skulpturave të katedrales, forcimin e portave dhe heqjen e skelave të djegura, sipas kolektivit “Friends of Notre Dame de Paris”.
 
“Kjo do të thotë që ne po themi zyrtarisht se katedralja tani është e shpëtuar”, tha gjenerali Jean-Louis Georgelin, presidenti i organizatës përgjegjëse për restaurimin.
 
“Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në vitin 2024”, ka shtuar ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.