Konferencë donatorësh për Afganistan
Konferencë donatorësh për Afganistan 13.09.2021 | 23:07
Një konferencë donatorësh e organizuar nga OKB-ja për Afganistanin zhvillohet sot, më pak se një muaj pasi talebanët morën pushtetin në vend, duke u përballur me një krizë humanitare në rritje.
 
Afganët do të kenë nevojë për rreth 606 milionë dollarë deri në dhjetor, sipas llogaritjeve të OKB-së.
 
Ndërsa shumë vende janë të gatshme të japin ndihmë humanitare, shumë janë të shqetësuara se si do të shpenzohen paratë, pasi talebanët tani kanë kontrollin e vendit dhe thonë se donacionet duhet të shoqërohen me kushte.
 
Rreth 40 ministra pritet të marrin pjesë në konferencë.
 
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pritet gjithashtu në Gjenevë, ndërsa të tjerët ka të ngjarë të bashkohen në internet.
 
Trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani pas 20 vitesh dhe pothuajse të gjithë u larguan pasi talebanët morën pushtetin.
 
Shërbimet themelore në Afganistan tani janë në prag të kolapsit, sipas agjencive të OKB-së, të cilat thonë se ndihma humanitare do të përfshijë shërbimet mjekësore, furnizimin me ujë dhe objektet sanitare.
 
”Paratë duhen edhe për ndihma ushqimore”, sipas OKB-së, sipas së cilës nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë në 93 për qind të shtëpive në vend./atsh
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.