Lituani, Landsbergis: Rrjedhjet e “Nord Stream” një akt terrorist
Lituani, Landsbergis: Rrjedhjet e “Nord Stream” një akt terrorist 29.09.2022 | 16:15
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, e ka përshkruar sabotimin e supozuar të gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” si një akt terrorizmi.
 
“Rrjedhja tjetër dëshmon se ky është një akt i paramenduar, një veprim, që mendoj se me të drejtë, mund të quhet një akt terrorist”, tha Landsbergis.
 
Deklarata e Landsbergis erdhi pas njoftimit të rojes bregdetare suedeze se një rrjedhje e katërt ishte zbuluar në gazsjellesin e detit Baltik që kalon midis Rusisë dhe Gjermanisë.
 
Ministri Landsbergis tha se sabotimi synonte të ngjallte frikë dhe të pengonte furnizimet me gaz në Evropë.
 
“E gjithë kjo plotëson përkufizimin e një akti terrorist, të paktën nga pikëpamja politike, ndersa vlerësimi ligjor do të bëhet i ditur më vonë”, tha Landsbergis, sipas agjencisë së lajmeve “BNS”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.