Lufta në Ukrainë dhe sulmet e huaja kibernetike, BE shpalos detaje nga takimi i Borrellit me liderët e Ballkanit në New York
Lufta në Ukrainë dhe sulmet e huaja kibernetike, BE shpalos detaje nga takimi i Borrellit me liderët e Ballkanit në New York 21.09.2022 | 03:45
Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë ditës së djeshme (e martë), priti në një drekë jozyrtare në New York liderët e Ballkanit Perëndimor.
 
Ky takim u mbajt në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (APKB).
 
“Diskutimi sot u fokusua në ndikimin global dhe rajonal të luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si t’i trajtojnë së bashku pasojat e dëmshme të kësaj lufte në çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë dhe globalisht”, thuhet në njoftim.
 
Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po i jep Ballkanit Perëndimor për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj kibernetikë.
 
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në përballjen e sfidave që imponon globalisht lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës. BE-ja plotësisht e përfshin Ballkanin Perëndimor me nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, thuhet në njoftim.
 
Sipas njoftimit për media këto takime jozyrtare zhvillohen dy herë në vit në Bruksel dhe New York dhe shërbejnë si mundësi joformale për të shkëmbyer pikëpamje rreth sfidave në rajon dhe për të ardhmen evropiane të rajonit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.