Mali i Zi fillon hetimet për spiunazh ndaj 36 rusëve dhe dy malazezëve
Mali i Zi fillon hetimet për spiunazh ndaj 36 rusëve dhe dy malazezëve 29.09.2022 | 04:11
Autoritetet në Mal të Zi kanë filluar hetimet ndaj disa personave nën akuzën për spiunim, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit.
 
Më herët, e përditshmja Pobjeda ka raportuar se agjencitë e sigurisë në Mal të Zi kanë arrestuar gjashtë diplomatë rusë, 30 shtetas rusë me lejeqëndrim të përkohshëm dhe dy shtetas të Malit të Zi, nën dyshimin për spiunim, raporton Sky News.
 
Zëdhënësi i Zyrës së Kryeprokurorit në Mal të Zi, Vukas Radonjiq, ka thënë se policia ka kryer bastisje në disa apartamente për të kërkuar prova për spiunazh.
 
Radonjiq theksoi se pas bastisjeve do të “përcaktohet se kush do të akuzohet dhe arrestohet”, duke mos specifikuar se sa të dyshuar janë marrë në pyetje.
 
Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
 
Gjithashtu i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, madje ka dëbuar diplomatë rusë në të kaluarën. /arbresh.info/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.