Nunci në Ukrainë: të lutemi për të arritur paqen, që duket e pamundur
Nunci në Ukrainë: të lutemi për të arritur paqen, që duket e pamundur 02.06.2023 | 03:48
Imzot Kubolkas foli në konferencën e organizuar nga MEAN, Lëvizja Evropiane e Veprimit jo të Dhunshëm, për të ritheksuar rëndësinë e shoqërisë civile në mbështetjen e popullsisë ukrainase dhe në gjetjen e mënyrave të reja për dialog. Kardinali Zuppi: paqja nuk ka asgjë retorike, është urgjente. Fjalët e ekonomistit Stefano Zamagni: me këtë luftë vihet në diskutim rendi ndërkombëtar. Propozohet një Korpus civil për Paqen në nivelin evropian
 
Nuk arrij të lidhem me meshtarët katolikë, që janë larguar me forcë nga zonat e pushtuara nga Rusia dhe janë burgosur. Nuk arrita t’u jap ujë dhe ushqim qytetarëve të rrethuar të Mariupolit, të cilët u detyruan ta shuajnë etjen me ujin e kaloriferëve. Nuk arrita t’i shpëtoja fëmijët, që u zhdukën përtej kufirit, pavarësisht se mbroheshin nga ndërhyrjet humanitare. Pas 16 muajsh lufte, imzot Visvaldas Kubolkas, nunc apostolik në Ukrainë, pranon se është i lodhur mendërisht dhe e ka të vështirë të gjejë ide të reja për ta ndihmuar vendin të dalë nga konflikti. Për këtë arsye, duke folur në lidhje interneti nga Kievi, në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga MEAN, Lëvizja Evropiane për Veprimin jo të Dhunshëm, në Universitetin Papnor Antonianum në Romë, nunci kërkoi lutje për të realizuar të pamundurën me ndihmën e Zotit, aty ku mjetet e njeriut duken të pamjaftueshme.
 
Zuppi: kemi nevojë urgjente për paqen
 
Me realizëm, por edhe me shpresë, nunci vlerësoi nismat e Lëvizjes MEAN, që bashkon 35 organizata italiane, të cilat kanë shkuar disa herë në Ukrainë, gjatë muajve të fundit, për të dëgjuar popullsinë dhe institucionet dhe për të ndërtuar një "fshat paqeje" në mbështetje të viktimave të luftës. Kanë organizuar edhe një manifestim për paqen në kryeqytetin ukrainas, korrikun e kaluar. Qëllimi juaj, theksoi imzot Kulbokas, është të bashkoni njerëzit e thjeshtë, civilët, kapelanët ushtarakë. Nganjëherë, dialogu është më i lehtë ndërmjet tyre se ndërmjet institucioneve. “Shembulli juaj është i rëndësishëm”, nënvizoi telefonikisht edhe kardinali Matteo Maria Zuppi, kryeipeshkëv i Bolonjës e kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, të cilit Papa Françesku i ka besuar një mision për paqen në Ukrainë. “Jemi në kohë, në të cilat paqja s’është aspak retorikë. Kemi nevojë urgjente për një rrugë drejt paqes”, pohoi ai, duke kujtuar “ankthin e Atit të Shenjtë për paqen” dhe drejtësinë.
 
Zamagni: në Ukrainë, lufta e parë vërtet globale
 
Misioni i kardinalit Zuppi, shpjegoi gjatë konferencës ekonomisti italian Stefano Zamagni, kryetar nderi i Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore, është ide e Papës Françesku, "i vetmi protagonist ndërkombëtar, që e ka kuptuar dinamikën e vërtetë të konfliktit". Lufta në Ukrainë është "lufta e parë globale në historinë e njerëzimit", sepse ndryshe nga luftërat e tjera botërore, pasojat e konfliktit prekin edhe vendet, që nuk janë përfshirë në luftë. Mjafton të mendohet për mungesën e grurit ukrainas në vendet afrikane. Gjithashtu, shkaqet e konfliktit, pa e mohuar përgjegjësinë ruse, duhen kërkuar në prishjen e ekuilibrit botëror, për shkak se fuqitë e reja planetare kanë vënë në diskutim udhëheqjen e njëanshme të globit nga ana e SHBA-ve. Sipas Zamagni-t, duhen shmangur “kurthet diplomatike”, që e vonojnë armëpushimin, duke ia nënshtruar atë propozimeve të papranueshme nga të dyja palët.
 
Reformë globale e sistemit ndërkombëtar
 
Në përgjithësi, për një drejtësi ashtu si duhet, do të nevojitej reformimi i gjithë sistemit ndërkombëtar, theksoi ekonomisti. Duhet të dënohet qartë neokolonializmi dhe përvetësimi i tokave nga vendet e huaja, të zhduken parajsat fiskale, të miratohet një model integrimi jo thjesht asimilues për emigrantët, si edhe të mendohet një plan i frytshëm për tranzicionin ekologjik. Vetë Kombet e Bashkuara duhet të riorganizohen, me një Asamble të dytë, që përfaqëson shoqërinë civile nga e gjithë bota.
 
Korpusi civil i Paqes
 
MEAN synon pikërisht organizimin e shoqërisë civile. Tani, Lëvizja Evropiane po mendon për një manifestim të ri jo të dhunshëm në Kiev, me një "zinxhir" njerëzor, siç e patën bërë ukrainasit në vitet ’90, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, për të dëshmuar dëshirën e tyre për pavarësi. Në veçanti, Lëvizja MEAN ka hedhur idenë e Korpusit Civil të Paqes në nivelin evropian. Modeli është ai i Peace Corps amerikanë, themeluar në vitin 1961, trupa jo ushtarake, që – po e kujtojmë – kanë vepruar edhe në Shqipëri, pas rënies së komunizmit. Ato kanë si mision t’u vijnë në ndihmë popullsive dhe institucioneve të një territori të caktuar për të parandaluar ndonjë konflikt, ose në përfundim të tij, në mënyrë që të mos përsëritet./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.