OBSh-ja e pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse
OBSh-ja e pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse 17.09.2021 | 22:10
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19.
 
Ndihmës Drejtori, Jarbas Barbosa, njoftoi se procesi i prodhimit të vaksinës nuk kishte përmbushur standardet e nevojshme.
 
“Ndërsa inspektuan një nga vendet ku prodhohet vaksina, ata zbuluan se kjo fabrikë nuk ishte në pajtim me praktikat e reja më të mira të prodhimit. Prodhuesi [i vaksinës] duhet ta marrë parasysh këtë dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për një inspektim të ri.” tha ai.
 
OBSH shpjegon se kanë vonuar miratimin e vaksinës derisa të bëhet një inspektim i ri në njërën nga uzinat ku u prodhua Sputnik V. Hulumtimi i botuar në revistën mjekësore, The Lancet, tregon se vaksina ka 91.6% efikasitet kundër koronavirusit. Kurse nëpërmjet një postimi në Twitter, Sputnik pohoi gjithashtu se goditja tregoi 97.2% efikasitet gjatë fushatës së vaksinimit në Bjellorusi, përcjellë Klankosova.tv.
 
Por si OBSH ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë thënë se janë ende në pritje të të dhënave të plota nga prodhuesit e vaksinës. Rusia aplikoi në OBSH për miratimin e vaksinës në shkurt, por ende nuk ka marrë një Listë të Përdorimit Emergjent(EUL).
 
Marrja e miratimit nga OBSH do të ishte një sukses për Rusinë dhe gjithashtu mund të lehtësonte udhëtimin e miliona qytetarëve rusë të vaksinuar, raporton Euronews.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.