Papa: Holokausti nuk mund të harrohet e as të mohohet
Papa: Holokausti nuk mund të harrohet e as të mohohet 25.01.2023 | 03:13
Në audiencën e përgjithshme, Françesku kujtoi Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, që festohet më 27 janar: "Nuk mund të ketë angazhim të vazhdueshëm për krijimin e frymës së vëllazërimit, pa u zhdukur së pari rrënjët e urrejtjes dhe të dhunës që e ushqyen atë tmerr".
 
27 janari është Dita e Përkujtimit të tmerreve! Kremtohet sot duke e rikthyer mendimin në vitin 1945 kur, në fund të Luftës II Botërore, bota zbulon një nga faqet më të zeza në histori. Atë ditë, 78 vjet më parë, ushtria sovjetike hyri në kampin e shfarosjes të Aushvicit e zbuloi tmerrin e tërbimit nazist me të gjithë brutalitetin e tij rrëqethës. Gati-gati të pabesueshëm. Të tmerrshëm edhe në ëndrrat më të frikshme! Duke folur për këtë Ditë, në të cilën kujtohen miliona hebrenj dhe viktima të Holokaustit, Papa Françesku e kujtoi këtë shfarosje në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme.
 
“Nuk mund të harrohet shfarosja e miliona njerëzve, e hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera, nuk mund  as të harrohet dhe as të mohohet. Nuk mund të ketë angazhim të vazhdueshëm për ndërtimin e vëllazërisë së bashku, pa i zhdukur më parë rrënjët e urrejtjes dhe të dhunës që nxitën tmerrin e Holokaustit- shfarosjes së njerëzve”.
 
Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve
 
Pas katekizmit të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa kujtoi edhe se sot përfundon Java e Lutjes për Bashkmin e të Krishterëve 2023, me temë: “Bëni mirë, kërkojeni drejtësinë" (Is 1.17)".
 
"Ne kërkojmë hirin - pohoi Françesku në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve frëngjishtfolës - duam të vishemi me dritën e Krishtit,  të bëhemi mbartës të lajmit të gëzueshëm për të gjithë ata, që kanë nevojë për çlirim dhe shërim".
 
Duke përshëndetur, më pas, shtegtarët italishtfolës, Papa i inkurajoi ata “t’i jetojë, secili sipas jetës së tij, kërkesat e bashkimit të të krishterëve, që  vijnë nga gurra e Pagëzimit.
 
“Të vetëdijshëm për dhuratën e këtij sakramenti, të punojmë, të lutemi dhe të ofrojmë çdo ditë flijimet tona për bashkimin e të gjithë besimtarëve në Krishtin”.
 
Të bashkëpunojmë me të gjithë të krishterët, në emër të dashurisë së Krishtit
 
Më pas Papa u drejtoi këtë përshëndetje të përzemërt shtegtarëve portugalishtfolës, veçanërisht grupit nga Brazili:
 
"Ju inkurajoj që, duke flakur tutje çdo indiferentizëm, çdo përshtjellim e  çdo rivalitet të urryer, të bashkëpunoni me të gjithë të krishterët, për hatër të Krishtit”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.