Papa: shpërdorimi i ushqimit është turp
Papa: shpërdorimi i ushqimit është turp 30.09.2022 | 04:06
Me rastin e Ditës së sotme Ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër shpërdorimit të ushqimit, Françesku i dërgon një mesazh FAO-s, në të cilin nënvizon mungesën e drejtësisë shoqërore, që e pengon rreth një të tretën e popullsisë botërore të ketë ushqim të mjaftueshëm: duhet ta "rishpërndajmë e jo të prodhojmë për ta keqpërdorur”.
 
Papa Françesku bën sot thirrje për shpërndarjen e drejtë të ushqimit në mbarë botën e thekson se shpërdorimi i tij është "turp".
 
Në një mesazh për drejtorin e përgjithshëm të FAO, Qu Dongyu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit kundër shpërdorimit të ushqimit, Ati i Shenjtë pohon se ushqimi i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm është "e drejtë themelore dhe përparësi e çdo njeriu”. Është “e turpshme dhe shqetësuese” kur, në vend që të shuajë urinë e miliona vetëve në botë, hidhet në plehra.
 
“Si humbja, ashtu edhe shpërdorimi i ushqimit duhen dënuar me forcë, sepse e ndajnë njerëzimin në ata, që kanë me tepri dhe në ata, të cilëve u mungon thelbësorja, sepse rrisin pabarazitë, shkaktojnë padrejtësi dhe u mohojnë të varfërve gjithçka u nevojitet për të jetuar denjësisht”. “Britma e të uriturve, e të privuarve nga buka e tyre e përditshme, në një mënyrë ose në një tjetër – përfundon Papa - duhet të jehojë në qendrat ku merren vendimet. E nuk mund të heshtohet apo të mbytet nga interesa të tjera”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.