Papa Françesku: Uria luftohet, duke kapërcyer logjikën e ftohtë të tregut
Papa Françesku: Uria luftohet, duke kapërcyer logjikën e ftohtë të tregut 15.10.2021 | 22:55
“Të forcohet logjika e solidaritetit”. Papa Françesku kërkon kthesë në sistemin botëror të ushqimit, pas pandemisë së koronavirusit, edhe në funksion të krizave të mundshme në të ardhmen. Ati i Shenjtë i shkruan drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Qu Dongyu, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, e cila kremtohet më 16 tetor.
 
Në një mesazh, dërguar drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Qu Dongyu, me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, që kremtohet më 16 tetor, Papa deklaron se “mposhtja e urisë, një herë e përgjithmonë” është “një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit” dhe është “synim ambicioz”. Kujton se Samiti i OKB -së mbi sistemet ushqimore, më 23 shtator, nxori në pah nevojën urgjente për zgjidhje inovative në mënyrën e prodhimit e të konsumit. Një angazhim, që nuk mund të shtyhet, shkruan Papa, në prag të Ditës me temë: “Veprimet tona janë e ardhmja jonë. Prodhim më i mirë, ushqim më i mirë, ambient më i mirë dhe jetë më e mirë”.
 
Në botë, uri e probleme obeziteti
 
 Kemi një paradoks në botë, thekson Françesku në mesazh: nga njëra anë, më se 3 miliardë njerëz nuk ushqehen mirë e, nga ana tjetër, 2 miliardë të tjerë janë mbipeshë. Prandaj, për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve, duhen ndryshime “në të gjitha nivelet” dhe riorganizimi i sistemeve ushqimore. Papa sugjeron katër fusha veprimi, që kanë të bëjnë me fshatin, detin, tryezën e çështjen e mbeturinave ushqimore.
 
“Mënyra jonë e jetesës dhe praktikat e përditshme të konsumit ndikojnë në dinamikat globale dhe ambientale, por nëse aspirojmë për ndryshime të vërteta, duhet t'i nxisim prodhuesit dhe konsumatorët të marrin vendime etike dhe të qëndrueshme dhe të rrisim ndërgjegjësimin e brezave të rinj se kanë detyrën e rëndësishme për ta bërë realitet botën pa uri. Secili prej nesh – nënvizon Ati i Shenjtë - mund të japë kontributin e tij për këtë çështje fisnike”.
 
Kontributi i bujqve
 
Kriza botërore e shkaktuar nga Covid-19, vazhdon Papa, na jep mundësi për ndryshime. Sipas tij, është themelor, kontributi i prodhuesve të vegjël, për të cilët duhet siguruar përdorimi i risive në sektorin agroushqimor, për t’i bërë të mbjellat e tyre më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të rritur prodhimin e ushqimit.
 
“Lufta kundër urisë – thekson Ati i Shenjtë – na kërkon ta kapërcejmë logjikën e ftohtë të tregut, e cila përqendrohet ethshëm në përfitimin ekonomik dhe në reduktimin e ushqimit në mall si shumë të tjerë. Përkundrazi, duhet forcuar logjika e solidaritetit”.
 
Afërsia e Papës dhe e Kishës me të uriturit
 
Në mesazh, Papa siguron afërsinë e Selisë së Shenjtë dhe të Kishës Katolike për FAO-n e për punën e kësaj organizate ndërkombëtare. Duke kërkuar bekimin e Zotit të Gjithpushtetshëm për të gjithë, Françesku përfundon: “Ata që mbjellin farën e shpresës dhe të harmonisë ta ndiejnë mbështetjen e lutjeve të mia, në mënyrë që nismat dhe projektet e tyre të jenë gjithnjë e më frytdhënëse dhe efikase”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.