Papa lutet për viktimat e përmbytjeve në Meksikë dhe për njerëzit e mbajtur larg atdheut
Papa lutet për viktimat e përmbytjeve në Meksikë dhe për njerëzit e mbajtur larg atdheut 19.09.2021 | 10:11
Viktimat e përmbytjeve në Shtetin Meksikan të Hidalgos, njerëzit e mbajtur peng jashtë vendit të tyre dhe 175-vjetori i dukjeve të Zojës në La Salette, ishin në qendër të fjalëve të Papës Françesku, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot.
 
Pas lutjes mariane, mendimi i Papës shkoi tek viktimat e përmbytjeve në Shtetin Hidalgo të Meksikës. Papa, në përfundim të Engjëllit, kujtoi posaçërisht të sëmurët e vdekur dy javë më parë, në një spital. Tragjedia ndodhi pas vërshimit të lumit Tula, si pasojë e shirave të rrëmbyera. Përmbytja e spitalit dhe ndërprerja e energjisë elektrike shkaktuan shuarjen e makinerive për shpëtimin e jetës.
 
Papa u lut edhe për njerëzit e mbajtur padrejtësisht në vende të huaja, duke siguruar se lutet për ta:
 
“Dëshiroj t’i siguroj për lutjen time njerëzit, që mbahen padrejtësish në vende të huaja: për fat të keq ka raste të ndryshme e, nganjëherë, edhe të ndërlikuara. Uroj që, pasi të jetë kryer detyra e drejtësisë, këta njerëz të mund të rikthehen në atdhe”.
 
175-vjetori i dukjeve të Zojës në La Salette
 
Mendimi i Françeskut shkoi edhe tek njerëzit, që u mblodhën në Shenjtëroren e La Salette, në Francë, për të kujtuar 175-vjetorin e çastit,  kur  Maria iu duk  me lot në sy dy fëmijëve:
 
“Lotët e Marisë na kujtojnë ata të Jezusit mbi Jeruzalemin e ankthin e Tij në Gjetseman; janë pasqyrim i dhimbjes së Krishtit për mëkatet tona e thirrje, gjithnjë aktuale, për t’ia besuar vetveten mëshirës së Tënzot”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.