Ranë maskat: Shefi i OKB’së uron regjimin e mullahëve në përvjetorin e revolucionit islamik
Ranë maskat: Shefi i OKB’së uron regjimin e mullahëve në përvjetorin e revolucionit islamik 12.02.2026 | 15:42
Për habinë e askujt, Antonio Guterres, i njohur për simpatinë që ka ndaj kauzave terroriste në Lindjen e Mesme, si duket i ka dërguar një letër urimi regjimit islamist në Iran në përvjetorin e revolucionit që solli në pushtet mullahët, përcjell Gazeta Metro.
 
Edhe pse letra zyrtare nuk u publikua nga OKB-ja, organizatë të cilën e udhëheq Guterres, agjencia shtetërore e lajmeve në Iran njoftoi për ‘urimin e ngrohtë’.
 
”Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka uruar Iranin në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik në një mesazh për presidentin Masoud Pezeshkian”, thuhet në median shtetërore IRNA.
 
Për më tepër, thuhet se Guterres i ndau urimet më të ngrohta për regjimin në Iran, duke thënë se ditët e festave kombëtare janë të rëndësishme.
 
Në këtë letër, Guterres po ashtu raportohet se kërkoi ndalimin e luftërave dhe parandalimin e konflikteve të reja, duke iu referuar me gjasë tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit së fundmi.
 
Pra, në vend se të kërkojë drejtësi për vrasjet masive të protestuesve iranianë nga regjimi islamist, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vendos t’i urojë mullahët për revolucionin e tyre që shkatërroi shpresat për një Iran të lirë e liberal./gazetametro.net
 
Horrible: “UN Secretary-General Antonio Guterres has congratulated Iran on the anniversary of the victory of the Islamic Revolution in a message to President Masoud Pezeshkian.”https://t.co/yqxJJIzIGj pic.twitter.com/4HVsqQh52x
— Hillel Neuer (@HillelNeuer) February 11, 2026
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.