Selia e Shenjtë: Shtetet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare
Selia e Shenjtë: Shtetet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare 13.09.2024 | 03:52
Imzot Balestrero në Gjenevë ripohon se "lufta është gjithmonë një humbje" dhe se kombet duhet "të promovojnë paqen dhe stabilitetin". Thirrja për t'iu përmbajtur dhe respektuar Konventën për municionet thërrmuese.
 
Përballë intensifikimit të konflikteve, si në Ukrainë dhe Gaza, Selia e Shenjtë ripohon fuqishëm se lufta është gjithmonë një disfatë për të gjithë. Imzot Ettore Balestrero, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së në Gjenevë, duke folur në sesionin e 57-të të zakonshëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, më 11 shtator në Gjenevë, kujton se Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut "vepron si një busull morale".
 
Megjithatë, edhe pse "e drejta ndërkombëtare humanitare" është thelbësore "për të mbrojtur dinjitetin njerëzor", shkeljet e saj vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje, të përkeqësojnë krizat humanitare, të minojnë sundimin e ligjit dhe të nxisin mosndëshkimin.
 
Shtetet  të promovojnë vëllazërinë njerëzore
 
Në një kohë kur "diskriminimi, provokimet dhe dhuna janë në rritje dhe shumë komunitete fetare, veçanërisht të krishterët, janë në shënjestër", pohon imzot Balestrero duke folur për nevojën e "zgjerimit të rrugëve të sigurta dhe të rregullta për refugjatët dhe emigrantët". Shtetet, është imperativ "të kenë detyrimin pozitiv të promovojnë një mjedis që favorizon lirinë e fesë, besimit dhe ndërgjegjes", duhet të promovojnë më pas vëllazërinë njerëzore, duke u angazhuar në dialog dhe duke dëgjuar, veçanërisht për ata që janë më të varfër dhe më pak të fuqishëm, duke synuar “mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, nxitjen e vëllazërisë njerëzore dhe promovimin e paqes dhe të stabilitetit”.
 
Shqetësim për bomba thërrmuese
 
Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së në Gjenevë, më parë, gjatë Takimit të 12-të të Shteteve Anëtare të Konventës për municionet thërrmuese, gjithnjë në Gjenevë, më 10 shtator, pati shprehur shqetësimin e Vatikanit në lidhje me prodhimin, ruajtjen, transferimin dhe përdorimin emunicioneve thërrmuese në konfliktet e armatosura, duke nënvizuar nevojën për t’i konsideruar traktatet e çarmatimit si "angazhime morale ndaj brezave të tanishëm dhe të ardhshëm". Përballë tërheqjes së Shteteve Anëtare, Selia e Shenjtë shpreh shqetësimin e thellë dhe i fton kombet t'i përmbahen Konventës, universalizimi i së cilës duhet të konsiderohet një "detyrim ligjor"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.