Për të nëntën herë që nga dhjetori 2023 ka shpërthyer vullkani në Grindavik të Islandës.
Banorët e qytetit Grindavík në Islandë, në Gadishullin Reykjanes, janë detyruar të evakuohen përsëri, pasi herët në mëngjesin e sotëm ka shpërthyer vullkani në Sundhnúksgígar për herë të nëntë që nga dhjetori i vitit 2023. Banorët janë evakuuar që në fillim të aktivitetit sizmik, dhe së bashku me ta janë larguar edhe vizitorët e turistët që ndodheshin në tenda nëpër kampe.
Sipas Institutit Meteorologjik, çarja vullkanike është e gjatë rreth 700 metra. Afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka ndonjë objekt apo infrastrukturë, edhe pse në atë zonë ka ndotje nga gazrat e liruara.