Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë goditur caqe dhe parandaluar sulme si në Rripin e Gazës dhe në jug të Libanit derisa gatishmëria për edhe një fushatë sulmesh ndaj teokracisë islamiste në Iran është e plotë, transmeton Gazeta Metro.
Në veri të Rripit të Gazës IDF njoftoi se ka eliminuar terroristë të Hamas që po operonin afër trupave të stacionuara. IDF vepruan pasi operativët e Hamas paraqisnin “kërcënim imediat” për trupat sipas ushrisë izraelite. Në një incident tjetër në Gaza të martën kanë eliminuar edhe dy terroristë të Hamas që po vepronin në afërsi të Vijës së Verdhë.
The IDF says it killed Hamas gunmen who were operating near Israeli troops stationed in the northern Gaza Strip yesterday.
The armed terror operatives had “posed an immediate threat” to the forces, the military says.
The IDF says that in another incident yesterday, troops of… pic.twitter.com/r07560PcJH
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) May 6, 2026
Në Liban, vasalët e tjerë terroristë të Iranit – Hezbollah – pavarësisht armëpushimit lansuan raketa, mortaja dhe drone drejt trupave izraelite të stacionuara në jug të Libanit njoftoi ushtria izraelite. Presdha goditën afër forcave izraelite por nuk plagosën askënd. Dy drone të Hezbollah u rrëzuan nga artileria izraelit në Liban e që ishin lansuar drejt Izraelit. Në ndërkohë IDF njoftoi se kanë zbuluar dhe eliminuar grupe terroristësh në sektorin perëndimor të zonës së kontrollit në jug të Libanit, ndërsa në zonat tjera janë kryer 25 sulme ndaj caqeve të Hezbollah përfshi edhe depo armësh.
Hezbollah launched several rockets, mortars, and explosive drones at Israeli troops stationed in southern Lebanon this morning, the military says.
The IDF says the projectiles struck near the forces, but did not cause any injuries.
Overnight, an apparent Hezbollah drone was… pic.twitter.com/IOt073A8Po
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) May 6, 2026
Shefi i Shtabit të IDF, Eyal Zamir, të mërkurën u tha mediave gjatë vizitës së trupave në frontin verior se ushtria izraelite tashmë është në gatishmëri për vazhdimin e operacioneve në Iran dhe se kanë përcaktuar një “varg caqesh” për t’i goditur nëse lufta do të vazhdonte. Ai shtoi se “koordinimi dhe ushtrinë amerikane është i pandalshëm dhe po monitorojnë situatën”./gazetametro.net