‘S’ka rritje t’pagave, por ka rritje t’çmimeve’: Mistria e Financave ngritë çmimin e tatimit në pronë për gati 100% në Prishtinë
‘S’ka rritje t’pagave, por ka rritje t’çmimeve’: Mistria e Financave ngritë çmimin e tatimit në pronë për gati 100% në Prishtinë 24.01.2023 | 16:10
Qytetarët e Prishtinës janë ankuar se ka rritje të tatimit të pronë për 100%, e për këtë ka reaguar Komuna e Prishtinës duke sqaruar se për këtë rritje të çmimit përgjegjëse është Ministria e Financave. Ndërsa, ka pasur reagime edhe nga njohës të ekonomisë, duke kanë thënë se kjo është taksa më e pamëshirshme në historinë e re të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
 
Përderisa qytetarët po përballen me inflacion të lartë dhe rritje të çmimeve, Ministria e Financave ua ka ngritur edhe çmimin e tatimit në pronë pothuajse 100 për qind, e për këtë qytetarët e Komunës së Prishtinës janë shprehur tejet të indinjuar me këtë veprim.
 
“Qytetarët e Prishtinës po raportojnë 75% – 100% ngritje të tatimit në pronë. Çfarë po ndodhë Komuna e Prishtinës”, thuhet në reagimin e ‘Vrojtuesit e Lagjes’.
 
Ndërsa ka reaguar edhe ekonomisti, Ujkan Bajra, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka rritje enorme të bazës tatimore, ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme.
 
“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është gjeneruar/krijuar nga Ministria e Financave. Për të njëjtat njësi banimi apo truall/pllace, shoh një rritje anormale të bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme dhe e gjithë kjo pa asnjë njoftim nga institucionet tona, por në një mënyrë shumë tinëzare (në rastin tim: shiko e njëjta pronë nga 76 mijë në 2021 vlerësohet 144 mijë në 2023-100% më shumë). Absurditeti i llojit të vet”, ka shkruar ai.
 
Tutje Bajra ka publikuar edhe disa të dhëna tatimore për tri vitet e fundit:
 
2023 – tatimi në pronë 571 euro
2022 – tatimi në pronë 350 euro
2021 – tatimi në pronë 304 euro
 
Ekonomisti Bajra thotë se kjo është taksa më e pamëshirshme në historinë e re të Kosovës dhe kujdesi për shtresat shoqërore është kthyer në gjueti.
 
E për këtë rritje të çmimit ka reaguar edhe ish-ministrja dhe deputetja,Hykmete Bajrami, e cila ka deklaruar se komunat nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por se Ministria e Financave e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet.
 
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duhet me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vend, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enorm.
 
“Komunat i kanë normat e njëjta të tatimit sikurse edhe vitin e kaluar, të cilin e përcaktojnë në bazë të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimit në Pronë, Neni 9 i ketij ligji, ju jepë të drejtë komunave të caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit që është 0,15% deri 1%. Çka d.m.th. kjo edhe nëse komuna e ka normën minimale që është 0.15% por Ministria e ka vlerësu dyfish vlerën e pronës suaj, prapë tatimi është dyfishu” –  ka shkruar deputetja Bajrami.
 
Ajo tutje thotë se kjo ministri duhet që ta procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë me të cilin, sipas tij, duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave.
Për këtë ngritje të çmimit të tatimit në pronë ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës, e cila e ka thënë se nuk është ajo që vendos vlerën, por Ministria e Financave./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.