Analistët: Emërimi i Sinanit hap pozitiv për të shpejtuar disa procese
Analistët: Emërimi i Sinanit hap pozitiv për të shpejtuar disa procese 21.09.2022 | 15:49
Pas emërimit të Ardita Sinanit, këshilltares politike të kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, analistët thonë se ky është një hap pozitiv për të shpejtuar disa procese. Ata shpresojnë që kjo zyrë të ketë plane konkrete, ndërsa theksojnë se kjo nuk do ta ketë rolin e njëjtë me atë që ka Serbia në Kosovë, pasi siç thonë, kontekstet janë krejtësisht të ndryshme.
 
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se emërimi i këshilltares Ardita Sinani për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përbën hapin e parë drejt themelimit të Zyrës për Luginën, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të cilën do ta koordinojë Sinani.
 
Për këtë, analistët në Kosovë thonë se ky vendim është një hap pozitiv, ndërsa pritet të përshpejtohen disa procese. Analisti Artan Muhaxhiri tha për Radio Kosovën se kryesorja është që zonja Sinani të jetë e efektshme, të ketë plane e projekte konkrete, pasi sipas tij, deri tani çështja e Luginës së Preshevës është shfrytëzuar për poenë politikë.
 
 “Ka pasur shumë formalitete, shumë populizëm edhe nuk ka pasur një ndihmë konkrete në nivelin që është dashur të ketë për atë popullatë nga ana e qeverive të Kosovës. Zonja Sinani mund të jetë më serioze në këtë proces duke qenë si një urë lidhëse ndërmjet  Qeverisë së Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, tha Muhaxhiri.
 
Për sa i përket rolit të kësaj zyre në Luginë, duke bërë një krahasim me zyrën serbe në Kosovë, Muhaxhiri tha se nuk beson që roli do të jetë i njëjtë, pasi siç tha, kontekstet janë krejtësisht të ndryshme.
 
 “Rrethanat janë krejtësisht të ndryshme dhe nuk mund ta ketë pushtetin të cilin e ka zyra e Serbisë në Kosovë. Por, mund të shndërrohet në një katalizator të ndryshimeve pozitive nëse ka investime edhe në aspektin e resurseve njerëzore dhe ato financiare. Zonja Sinani nuk mundet e vetme të bëjë ndonjë ndryshim madhor, por edhe asaj i duhet një ekip, e një staf dhe nëse këto sigurohen nga Qeveria e Kosovës, atëherë mund të priten ndryshime pozitive”, tha ai.
 
Për rolin e Zyrës së Kosovës në Luginën e Preshevës, analisti Gurakuq Kuqi tha për Radio Kosovën, se Kosova ka për qëllim të avancojë të drejtat e shqiptarëve atje, ndërsa zyra serbe në Kosovë ka kriminalizuar serbët në Kosovë.
 
 “Zyra e shtetit të Serbisë në Kosovë është një zyrë që po i ngulfat serbët në Kosovë, po i kriminalizon serbët në Kosovë, të cilët nuk i lejon të jetojnë të qetë. Nëpërmjet kësaj zyre financon grupe kriminale e terroriste, që nuk i takojnë një shteti t’i bëjë. Ndërsa, Kosova nuk e ka për qëllim këtë çështje”, tha Kuqi.
 
Sipas Kuqit, zyra në Luginë mund të bëhet potencialisht edhe pjesë e negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë. Por, ai tha se ka pasur edhe reagime mes shqiptarëve, gjë që sipas tij, do të duhej që ky emërim të bëhej në një formë më unike.
 
 “Kosova po fillon intensivisht të kujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë saj. Udhëheqësit e kësaj zyre do të duhej të bëhen në një formë më unike, ku do të ishte një përfaqësues i zgjedhur nga të gjitha subjektet politike dhe në koordinim me Këshillin Kombëtar në Luginë. Zyra do të dilte më serioze edhe në fazat e ardhshme të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë”, u shpreh ai.
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar politikanen nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani, në pozitën e këshilltares politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas njoftimit, kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.