Bashkimi Europian dëshiron qeveri stabile që mban premtime, thotë ambasadori Orav
Bashkimi Europian dëshiron qeveri stabile që mban premtime, thotë ambasadori Orav 21.03.2025 | 16:09
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, procesin e krijimit të qeverisë së re në Kosovë dhe perspektivën evropiane të vendit.
 
Orav shprehu shpresën që qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt dhe të jetë një qeveri stabile e gatshme për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
 
“Formimi i qeverisë do të marrë më shumë kohë këtu. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri stabile që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë dhe të zbatojë. Kështu që ka shumë që qeveria mund të bëjë për të bindur partnere dhe të na besojnë se duhet të lëvizim përpara…Qeveri stabile do të thotë që nëse premtojnë diçka, atëherë e realizojnë dhe gjithashtu se mund të premtojnë”, ka deklaruar ai në RTV 21.
 
Orav ka komentuar edhe vizitën e Sorensen në Kosovë.
 
Sipas tij, Peter Sorensen, i cili u emërua si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së vetëm një muaj më parë, e nisi vizitën e tij të parë në rajon pikërisht në Kosovë.
 
“Qëllimi i vizitës së tij ishte më shumë dëgjimi dhe takimi me të gjithë akterët politikë, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit për të kuptuar situatën dhe hapat e ardhshëm”, deklaroi Orav.
 
Ai shtoi se Sorensen nuk erdhi me ndonjë ofertë apo propozim konkret, por synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Beograd për të përcaktuar drejtimin e mëtejshëm të dialogut.
 
Ambasadori i BE-së theksoi se politika e zgjerimit të BE-së është rikthyer fuqishëm dhe se Kosova duhet të jetë e gatshme për të përmbushur kriteret e nevojshme për anëtarësim. “92% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE dhe presin hapa konkretë nga qeveria për ta çuar përpara këtë proces”, tha Orav, duke vënë theksin tek rëndësia e reformave në sundimin e ligjit, ekonominë dhe mjedisin.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.