Dokumente, armë e hard disqe, krejt çka u konfiskua gjatë aksionit të Policisë në Prishtinë
Dokumente, armë e hard disqe, krejt çka u konfiskua gjatë aksionit të Policisë në Prishtinë 21.09.2022 | 03:55
Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, teksa gjatë bastisjes në 11 lokacione janë gjetur dhe konfiskuar edhe një sërë provash materiale, raporton Gazeta Sinjali.
 
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë konfiskuar telefona, USB, laptopë, dy armë zjarri, vetura, hard disqe, dokumente që lidhen me rastin ‘Brezovica’ dhe disa vula.
 
Shtatë të arrestuarit, Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani, Shukri Shabani, Bajram Gashani dhe Salih Sinani, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.Ndërsa i dyshuari i tetë, asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu, është shpallur në kërkim policor, pasi që i njëjti nuk është hasur ende.
 
Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.