Forca për Gazën, Kosova dhe Shqipëria në mesin e pesë shteteve që do të angazhojnë trupa
Forca për Gazën, Kosova dhe Shqipëria në mesin e pesë shteteve që do të angazhojnë trupa 20.02.2026 | 02:40
Kosova dhe Shqipëria do të jenë në mesin e pesë vende që janë zotuar për të dërguar trupa për një forcë ndërkombëtare sigurie për Gazën.
 
Kjo u bë e ditur nga komandanti i kësaj force gjatë takimit të Bordit të Paqes të sapokrijuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
 
“Pesë vendet e para janë zotuar për dërgimin e trupave për të shërbyer në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë – Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria. Dy vende janë angazhuar për të trajnuar policinë – Egjipti dhe Jordania”, tha komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Gjeneral Major i Ushtrisë Jasper Jeffers.
 
Jeffers tha gjithashtu se Forca Ndërkombëtare e Sigurisë do të fillojë duke u vendosur në Rafa të Gazës jugore, duke trajnuar policinë atje dhe “duke zgjeruar sektor pas sektori”.
 
Plani afatgjatë është të përdoren 20,000 trupa të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe të trajnohen 12,000 policë, tha Jeffers.
 
Në takimin inuagurues të Bordit të Paqes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.