Hovenier: Të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën
Hovenier: Të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën 26.01.2023 | 15:35
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se janë të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën për ta shfrytëzuar burimin e saj kryesor – rininë, derisa i dha mbështetje mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase.
 
“Ne kemi ndihmuar këtë konferencë sepse jemi të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase sepse konsiderojmë se liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e domosdoshme për avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit ekonomik. Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”, është shprehur Hovenier në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.
 
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se transformimi digjital në të cilin po punon qeveria do të sjell benifite të shumta për shtetin dhe shoqërinë. “Transformimi digjital ka sfida e rreziqe. Përderisa qeverisja dhe ekonomia e digjitalizuara bëhen gjithnjë e më shumë të varura nga mirëfunksionimi i rrjeteve dhe sistemeve të informacioneve, siguria e hapësirës kibernetike bëhet me rëndësi qenësore për funksionimin e shtetit”, ka thënë Kurti.
 
Shefi i ekzekutivit tha se sulmet kibernetike kanë potencial për të shkaktuar dëme me shtrirje të gjerë, duke filluar nga rënia e uebfaqeve, degradimi e ndërprerja e shërbimeve elektronike e deri te cenimi i funksionimit të infrastrukturës kritike dhe rrezikimi i sigurisë kombëtare. Prandaj, sipas tij, qeveria është duke punuar në aspektin shumëdimensional për t’i adresuar këto rreziqe kibernetike.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.