Imri Demelezi: Qasje e barabartë për personat me aftësi të kufizuar
Imri Demelezi: Qasje e barabartë për personat me aftësi të kufizuar 07.12.2021 | 21:38
Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi i shoqëruar nga zyrtarja për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në MBPZhR, Donika Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Komunës së Prishtinës, Klubit “Dëshira” dhe përfaqësuesin e “Shoqatës Handicap Kosova”.
 
Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet dhe shqetësimet që ata i kanë lidhur me qasjen në sektorët ku udhëheq MBPZHR-ja. 
 
Me këtë rast ata kërkuan që përmes politikave të mirëfillta të hartohen legjislacione, të cilat do të përmirësonin qasjen apo realizimin e të drejtave të tyre.
 
Zëvendësministri Demelezi u zotua se do të angazhohet që të krijojë qasje të barabartë për të gjithë personat me aftësi të kufizuar në mënyrë që këta të integrohen tërësisht ne sektorët e MBPZHR-së, në veçanti të sektorit të bujqësisë ku gjithsecili do të jepnin kontribut për zingjirin ushqimor në vend.
 
Angazhimi i zëvendësministrit Demelezi për këta persona do të intensifikohet gjatë vitit të ardhshëm, bazuar edhe në atë që kryeministri Albin Kurti e ka shpallur 2022-tën Vit të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.