KEK jep detaje për shkëmbimin e rrymës: Bashkëpunimi me KESH po jep rezultate pozitive
KEK jep detaje për shkëmbimin e rrymës: Bashkëpunimi me KESH po jep rezultate pozitive 16.08.2022 | 15:27
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike në Kosovë.
 
Sipas një njoftimi, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri.
 
“Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua. Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve!”, thuhet në njoftim.
 
Pas vendimit të djeshëm për reduktime, Ministria e Ekonomisë njoftoi sot se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.
 
Përmes një komunikate, ME njoftoi se kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht mes korporatave energjetike të dy vendeve.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.