Kosova kërkesë zyrtare Serbisë, kërkon hapjen e arkivave për të zhdukurit
Kosova kërkesë zyrtare Serbisë, kërkon hapjen e arkivave për të zhdukurit 02.06.2023 | 03:37
Kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i ka bërë një kërkesë zyrtare presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq që t’i hapë arkivat e shtetit dhe të tregoj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
 
Hoti tha se në respektimin e Deklaratës për persona të zhdukur që është miratuar në Bruksel, Kosova pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për të zhdukurit.
 
“Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, ka deklaruar Hoti.
 
Në letrën drejtuar presidentit serb, Hoti kërkon sigurimin e të gjitha materialeve, shënimeve, urdhrave, dokumenteve, videove, regjistrimeve audio dhe çdo dokumenti tjetër, përfshirë ato që kanë status të klasifikuar, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
 
Po ashtu, Qeveria e Kosovës po kërkon “akses të plotë në materiale do të shërbente për zbulimin e rrethanave të vrasjeve dhe transferimit të eshtrave të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur me forcë dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në zgjidhjen e fatit të zhdukjeve të mbetura me forcë në rajonin e Drenicës, për t'i dhënë fund vuajtjeve të të dashurit e tyre dhe për të nxitur paqen e qëndrueshme”.
 
Hoti në Facebook ka thënë se është e natyrshme që shkresa e parë të fillojë me Drenicën, pasi sipas tij, pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.