Mbahen konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të Kosovës dhe të Francës, në mesin e temave ishte edhe çështja e liberalizimit të vizave
Mbahen konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të Kosovës dhe të Francës, në mesin e temave ishte edhe çështja e liberalizimit të vizave 30.09.2022 | 16:14
Nën drejtimin e Zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni, sot në Paris, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.
 
Në konsultimet politike u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, arritja e marrëveshjeve të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
 
“Përgjatë diskutimeve,  Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
 
Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën.
 
Ahmeti dhe Mondoloni u pajtuan që t’i vazhdojnë konsultimet e rregullta politike mes Ministrive të Jashtme./arbresh.info/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.