Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut,dialogu të përfundojë me njohje reciproke
Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut,dialogu të përfundojë me njohje reciproke 15.10.2021 | 10:13
Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut,dialogu të përfundojë me njohje reciproke
 
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet, përmes arritjes së një marrëveshjeje mbi njohjen reciproke.
 
“Ne e dimë që UNMIK-u nuk ka luajtur ndonjë rol kyç në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Shtensionimi i situatës përmes një mbështetjeje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i tregon se organizatat e tjera mund ta bëjnë rolin e tyre më mirë.
 
Ngjarjet e fundit edhe njëherë tregojnë se UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal.
 
Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij. Ky këshill ka përgjegjësinë që ta vendosë vëmendjen dhe burimet e tij në zonat dhe çështjet ku ka më së shumti nevojë”, tha ai, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti 6-mujor për Kosovën.
 
SHBA-ja po ashtu shprehu keqardhjen që thirrjet e mëparshme ndaj Këshillit të Sigurimit për të rishikuar këtë mision nuk janë dëgjuar.
 
 
Përfaqësuesi i SHBA-së tha se Uashingtoni mirëpret marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën për targat dhe tha se kjo marrëveshje është hap përpara për të dyja palët dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
 
Ai po ashtu u bëri thirrje dy shteteve që të vazhdojnë të punojnë që të gjejnë zgjidhje për çështjet e tjera të hapura.
 
“Kjo marrëveshje është dëshmi që kur liderët angazhohen hapur dhe në mënyrë serioze ata mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për të gjithë qytetarët e tyre.
 
Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të punojnë mbi këtë përparim, duke e zbatuar këtë marrëveshje, duke zbatuar marrëveshjet e mëparshme, duke u përmbajtur nga provokimet dhe të zotohen sërish që të gjejnë zgjidhje në çështje të tjera, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.
 
Ai shtoi se SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar që të ruhet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.