Përparim Rama: Nga sot, zëri i qytetarëve të Prishtinës do të dëgjohet
Përparim Rama: Nga sot, zëri i qytetarëve të Prishtinës do të dëgjohet 07.12.2021 | 21:46
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
 
Rama ka thënë se është i vetëdijshëm se përpara ka shumë sfida, por vullneti për ta shndërruar Prishtinën në një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj është shumë më i madh.
 
“Prej sot zëri i tyre  do të dëgjohet. Guximi dhe vullneti për me ia dashtë të mirën vendit tonë është ajo çka na bashkoi gjatë fushatës, për me andërru të bukurën me shpresu për një të ardhme më të mirë është forca që do të na duhet në vijim, ajo e unitetit, sinqeritetit e bashkimit.
 
“Jam i vetëdijshëm që sfidat do të jenë të shumta, por vullneti për të bërë shumë punë është shumë fish më i fortë se çdo sfidë, sepse është dëshira e të gjithë neve. Nga sot ne u përvishemi punës, Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarve, artistëve e sportistëve, qytet plot gjallëri, i mençur, i gjelbër, e i digjitalizuar. U bëj thirrje të gjitha partive politike që të na bashkangjiten në qeverisjen tonë, për Prishtinën tonë”, u shpreh Rama para asamblistëve./Reporteri.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.