Paralajmërohet edhe shtrenjtimi i bukës – Qytetarët të lodhur nga inflacioni kërkojnë nga Qeveria të ndërhyjë
Paralajmërohet edhe shtrenjtimi i bukës – Qytetarët të lodhur nga inflacioni kërkojnë nga Qeveria të ndërhyjë 29.06.2022 | 15:24
Pas shtrenjtimit të karburanteve dhe rrymës elektrike, qytetarët e Kosovës pritet të përballen edhe me shtrenjtimin e bukës.
 
Sipas furrtarëve, rritja e çmimit të miellit në tregjet ndërkombëtare, por edhe e energjisë, pritet të reflektohen në çmimin e bukës.
 
Njëri nga pronarët e një furre në Prishtinë, nuk deshi të flasë para kamerës, por tha se çmimi i bukës shumë shpejt pritet të bëhet 60 cent.Një paralajmërim i tillë ka shqetësuar edhe qytetarët të cilët e shohin të papranueshëm rritjen e çmimit të bukës.
 
Të intervistuar nga Ekonomia Online, ata kanë kërkuar nga Qeveria që të reagojë e mos të lejojë shtrenjtimin e bukës – që sidomos për popullatën më të vobektë është produkt esencial. 
 
Xhevdet Visoka tha se shkaku i rrogave të vogla, rritja e çmimit është e papërballueshme për të.“Mu ma merr mendja që është pak tepër nëse rritet buka.
 
Për shkak të rrogave, për shkak të këtyre sendevetë tjera është e papërballueshme nëse bëhet kjo ngritje e çmimeve të bukës. Duhet të reagojë Qeveria dhe ta parandalojë këtë rritje”, tha ai.
 
E mllefosur me paralajmërimet për rritje të çmimit është shprehur Mirvete Berisha. Tha se buka është jetike për qytetarët dhe si e tillë nuk duhet të lejohet shtrenjtimi.
 
“Njerëzit janë lodhur, ushqimet, vaji të gjitha po shtrenjtohen nuk e di populli çka ka me ba. Buka është në pyetje, nëse s’e kanë edhe bukën, shumë vështirë ia dalin”, ka thënë ajo.Zylfije Krasniqi, tha se rritja e çmimit mund të jetë i papërballueshëm për dikend, e për dikë po, teksa ka kërkuar të reagojë Qeveria.
 
“Shumë është, shumë është se nuk i ka 300 gram”. Ajo thotë se dikush mund t’i përballoj këtë rritje, por shumica jo.
 
“Për besë dikush po, e dikush hiç. Qeveria nuk duhet t’i lejojë këto gjëra, se dikush vuan”, tha ai.Aktualisht në shumicën e furrave në Kosovë, çmimi i bukës është 40 cent deri në 50 cent.
 
Por, disa furra në Gjilan gjatë ditë së djeshme e kanë ngritur çmimin në 60 cent, për çka kanë reaguar inspektorët e tregut.
 
Nga furrtarët në Gjilan, Inspektorati i Tregut ka kërkuar dokumentacion për të vlerësuar ngritjen e çmimeve.“Inspektorët e tregut kanë verifikuar çmimet, deklaracionin dhe peshën e bukës. Me këtë rast është konstatuar që ka ngritje të çmimit të bukës prej 0.50 € në 0.60 €.
 
Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj etj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme”.
 
Furrtarëve në Gjilan iu është dhënë tri ditë kohë që të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.