Pas arritjes së marrëveshjes për targa, reagon Departamenti i Shtetit Amerikan
Pas arritjes së marrëveshjes për targa, reagon Departamenti i Shtetit Amerikan 25.11.2022 | 04:25
Pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë për targat, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë zëdhënësi i DASH, Ned Price,i cili ka thënë se SHBA’ja e mirëpret këtë arritje për të shmangur tensionet e mëtejshme, ndërsa ka theksuar urgjencën për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nën lehtësimin e BE’së, shkruan Gazeta Metro.
 
Price ka theksuar se SHBA’ja e mbështetë dialogun e lehtësuar nga BE si rrugë për të ardhmen europiane të Kosovës dhe Serbisë. Dhe se me këtë marrëveshje tani dy vendet të përqendrohen plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE.
 
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë më tej marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqëndruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.”, thotë zëdhënësi i DASH’it, Ned Price,
 
Më tej thuhet se mirëpritet vendimi i palëve “për të vënë interesat e të gjithë njerëzve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre”.
 
“Ne mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë njerëzve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet tutje në komunikatën nga DASH.
 
Duhet theksuar se SHBA ka qenë insistuese që vendimi për targa që Qeveria Kurti kishte marrë që të gjobiten ata që nuk i riregjistrojnë veturat, të shtyhej për 10 muaj, por ishte refuzuar nga Kurtit, e pas kësaj zyrtarë e kryetar komunash nga radhët e VV’së iu ishin shtyrë vizitat në SHBA, ndërsa BE hoqi nga agjenda afatin për liberalizimin e vizave për Kosovën./gazetametro.net
 
The United States welcomes the agreements reached between Kosovo and Serbia to avoid further escalation of tensions and to concentrate fully and urgently on normalizing relations under the auspices of the EU-facilitated dialogue. https://t.co/MoQGmRAxlL
 
BE njofton se Kosova dhe Serbia e “kuptojnë” se marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen.
 
— Ned Price (@StateDeptSpox) November 24, 2022
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.