Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë, pritet t’i jap mbështetje të madhe procesit të Berlinit dhe dialogut Kosovë-Serbi, thotë për Ekonomia Online, Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.
Ai për Ekonomia Online, se krahas këtyre temave, do t’i kërkohet Kosovës t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.“Vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz duhet kuptuar mbi katër arsye kryesore.
E para, rëndësia e ardhjes së tij që viziton vendin tonë nga një nga një tyre të planifikuar që do ti bëjë gjithë Ballkanit Perëndimor.
Arsyeja e dytë që do t’i jep mbështetje padyshim procesit të Berlinit dhe me siguri do të njoftoj Qeverinë e Republikës së Kosovës edhe për një datë të mundshme se kur do të zhvillohet takimi radhës”.
“Arsyeja e tretë është se do të konfirmohet procesi i vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kërkohet gjithsesi dy qeverive për të vazhduar procesin e normalizimit të raporteve të cilat aktualisht janë jonormale.
E katërta me siguri do të kërkoj dhe do të insistoj po ashtu ndaj dy qeverive tona për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Marrëveshje të cilat kanë ngecur si rezultat i mosvullnetit politik por natyrisht edhe ndryshimit të administratave në vendit tinë dhe zgjedhjet që ishin në Serbi dhe konfirmimi i Vuçiqit përsëri si president i Serbisë”, tha ai.
Teksa ka folur për vizitën e kancelarit gjerman në Kosovë, Pula tha se Gjermani e ka rolin parësor në Union Evropian. Këtë sipas tij, Gjermania do ta dëshmojë fuqishëm.“Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni Evropian, Gjermania tashmë ka rolin parësor dhe përmbajtjesor për sa i takon të gjitha temave të Unionit Evropian në drejtim të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht karshi Kosovës. Gjermania në këtë rast do të tregoj fuqishëm lidershipin e saj karshi Ballkanit dhe nevojave të domosdoshme si vëmendje për ecurinë e të gjitha proceseve në rajonin tonë”, tha tutje Pula.