Reduktimet e rrymës në Kosovë bëhen lajm edhe në mediet ndërkombëtare
Reduktimet e rrymës në Kosovë bëhen lajm edhe në mediet ndërkombëtare 16.08.2022 | 15:24
Mediat prestigjioze ndërkombëtare i ka kanë dhënë hapësirë krizës së Kosovës me rrymën, pas njoftimit se do të ketë reduktime në vend.
 
Britanikja The Guardian shkruan se në shtetin ballkanik konsumatorëve u është thënë se do të kenë gjashtë orë energji elektrike të shoqëruara me dy orë pauza.
 
“Rritja e çmimeve ndërkombëtare të energjisë ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në Europë, derisa Kosova tha se nuk mund të përballojë më të importojë energji elektrike, duke shtuar frikën se tensionet me Rusinë do ta zhysin kontinentin në krizë këtë dimër”, thuhet në artikull, raporton Gazeta Express.
 
Po ashtu, ky medium shkruan edhe për kapacitetin e prodhimit vendas të Kosovës, duke shtuar se i gjithi vjen nga termocentralet me qymyr “shumë ndotës” e cili mjafton vetëm për të plotësuar rreth dy të tretat e kërkesës.
 
Si kontekst, ky medium shkruan se kriza e energjisë vjen në sfondin e rritjes së tensionit me Serbinë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.