SBASHK: Kurti do protesta e greva, ia plotësojmë dëshirën në shtator
SBASHK: Kurti do protesta e greva, ia plotësojmë dëshirën në shtator 28.06.2022 | 14:12
SBASHK ka njoftuar se në shtator do të organizojë protesta, raporton Gazeta Blic.Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, derisa ka thënë se kështu po do kryeministri Kurti, që të ketë protesta e greva.
 
Njoftimi i SBASHK-ut:
 
SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet  që kërkesat legjitime të anëtarësisë  të gjejnë zgjedhje të pranueshme. Nga ana tjetër Kryeministri Kurti bashkë me  ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave  dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë  e duke parë se  Kryeministri Kurti  nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse  të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave  të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin.  SBASHK-u  dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së  filluan me veprime sindikale  duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij.
 
SBASHK-u duke respektuar zërin e anëtarësisë  ishte i gatshëm të shkonte në grevën e përgjithshme  në tërë sektorin e arsimit dhe këtë e prezantoi në takimet në kuadër të BSPK-së, por Ligji mbi grevat e obligonte të  përdorej  edhe mundësia   e fundit në përpjekje për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin ligjor. Sindikatat  e respektuan Ligjin dhe caktuan  ndërmjetësuesin ligjor, i cili edhe bëri gjithë angazhimet brenda kompetencave ligjore të tij, por as kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit dhe Qeverisë së tij dhe me këtë ata sikur  nuk po duan dialog e qetësi sociale, po  protesta e greva.Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit  dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë  se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as një fije shprese se Kryeministri  do të ndryshoj  qasjen  dhe prandaj bazuar në Ligjin e grevave ne do të jemi të shtyrë t’ia plotësojmë  dëshirën  Kryeministrit dhe Qeverisë  dhe shtatori, pa fajin tonë , shkollat nuk do t’i gjej me fillim të vitit shkollor e as me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, po me grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete.
 
Këtë nuk po e deklarojmë sa për të thënë diçka, por është vendim i Këshillit Drejtues dhe organeve  tjera  të SBASHK-ut, nëse deri në shtator nuk plotësohen kërkesat tashmë të njohura.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.