SHBA’të i çojnë mesazh Kurtit dhe Vucicit për dialogun nga Këshilli i Sigurimit
SHBA’të i çojnë mesazh Kurtit dhe Vucicit për dialogun nga Këshilli i Sigurimit 13.04.2021 | 10:34
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit ka thënë se SHBA pret që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të fillojë sa më shpejtë, shkruan Gazeta Metro.
 
Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i SHBA’së, ka folur për procesin e dialogut ku tha se nuk ka kohë për të humbur.
 
“SHBA’të presin që të punojnë me Kurtin e Osmanin në shumë prioritete të përbashkëta, duke filluar nga luftimi i korrupsionit, reformat dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Me qeverinë e re të Kosovës ne mirëpresim planet e emisarit të BE’së që dialogut të rinis në të ardhmen e afërt. Zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne besojmë që ka bazë të mirë, dhe shumë pak kohë për të humbur”, tha ai.
 
Përfaqësuesi amerikan ka bërë thirrje që të dy palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët.
 
Tutje ai ka thënë se misioni i UNMIK’ut në Kosovë duhet të përmbyllet.
 
“Ne thërrasim për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. SHBA’të duan të ritheksojnë qëndrimin e vet se UNMIK’u duhet të ecë drejt përmbylljes. Ne ftojmë që t’i jepet fund UNMIK’ut. Dua të përgëzoj Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit. /gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.