Pjesëtare të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”, që po mbahet në qytetin Auckland të Zelandës së Re.
Po ashtu pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.
E për këtë ngjarje ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë duke thënë se, është frymëzuese të shohësh flamurin kosovar të mbajtur lart nga 13 oficere policie më të mira të Kosovës në mesin e 75 vendeve në IAWP.
“Ekipi i Ambasadës sonë është krenar të mbështesë pjesëmarrjen e tyre përmes zyrës së TAG-ut”, thuhet në postimin e Ambasadës në 'Facebook'.