SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025 12.01.2026 | 14:55
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë vitit 2025 ka shënuar një rekord me realizimin e mbi 400 operimeve kardiokirurgjike, duke përfshirë raste elektive dhe emergjente, në përputhje me standardet bashkëkohore të kardiokirurgjisë.
 
Gjatë këtij viti, SHSKUK-ja thotë se janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacionin e harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane.
 
Po ashtu, sipas tyre, në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë realizuar 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës.
 
“Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë vazhdon të shënojë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe besimit nga pacientët, duke u angazhuar për rezultate edhe më të mira në vitet në vijim. Stafi u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit”, thuhet në njoftimi e SHSKUK-së.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.