Senatorët amerikanë: Jemi të shqetësuar për rrezikun e dhunës në veri të Kosovës
Senatorët amerikanë: Jemi të shqetësuar për rrezikun e dhunës në veri të Kosovës 22.11.2022 | 15:55
Senatori amerikan Jean Shakin ka lëshuar një deklaratë së bashku me senatorët Johnson, Tillis dhe Van Hollen në të cilën shprehen se janë të zhgënjyer nga “mungesa e progresit në gjetjen e rrugës diplomatike mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë”.
 
Në deklaratën e përbashkët të senatorëve thuhet si më poshtë.
 
“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e targave të Kosovës.
 
Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit në rajon, i cili kërcënon paqen e fituar me dekada të tëra.
 
Ne mbështesim përpjekjet e BE-së për të arritur një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti që të shterojë të gjitha zgjidhjet diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin serb Vuçiç.
 
Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë trupave tona të KFOR-it për të luajtur një rol kyç në ruajtjen e paqes në rajon”, thuhet në deklaratën e cila është nënshkruar nga katër senatorë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.