Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës
Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës 04.06.2022 | 00:00
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, zgjidhet Presidenti i ri i Republikës me propozimin dhe mbështetjen e mazhorancës socialiste.
 
Ky akt u cilësua antiligjor nga Partia Demokratike. Dekreti u publikua në faqen e Presidencës dhe u referua në raportin e Komisionit të Ligjeve, por deputeti Oerd Bylykbashi në këtë komision konstatoi mungesën e kopjes fizike të dokumentit.
 
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë zgjedhjen e Begajt, duke e konsideruar atë një ushtarak aktiv në momentin e zgjedhjes.
 
“Nuk ndodh në asnjë vend të botës së vendeve të lira që nga karrigia e shefit të shtabit të ushtrisë të kalojë në karrigen e presidentit. Kjo ndodh vetëm në junta ushtarake. Me këtë precedent mund të ndodhë grusht shteti”-tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit. “Presidenti kur udhëton atributet e tij i merr kryetari i Kuvendit”- komentoi ai dekretin e Metës.
 
Berisha dhe deputetët e tij u larguan nga salla duke bojkotuar votimin, ndërsa pjesa tjetër e grupit të PD-së kishte deklaruar bojkotin e seancës duke akuzuar mazhorancën për një proces të njëanshëm në zgjedhjen e kreut të shtetit.
 
Kryeministri Edi Rama i cilësoi kontestimet “muhabete që nuk kanë lidhje fare” me zgjedhjen e presidentit.  “E rëndësishme është që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e Kreut të Shtetit, do të ketë një president normal”- tha ai pas seancës.
 
Sipas kryeministrit, Begaj,  “është një figurë e identifikueshme me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, me njeriun besnik ndaj vendit e detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal”.
 
Begaj ishte i pranishëm në llozhën e Kuvendit dhe u përshëndet nga kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë. Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Forcat e Armatosura megjithëse në profesion është mjek.
 
Presidenti i ri u zgjodh në raundin e katërt të votimit që kërkonte shumicë të thjeshtë votash, ndërsa tre raundet e para që impononin një emër konsensual me shumicë të cilësuar u dogjën pa asnjë kandidat zyrtar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.