Gjukanoviç fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Gjukanoviç fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale 20.03.2023 | 04:04
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor e prej kohësh në pushtet, Milo Gjukanoviҫ sipas të dhënave paraprake ka fituar 35% të votave. Në balotazh Gjukanoviç del me ekonomistin Jakov Milatoviç.
 
Në mesin e krizës politike të vendit, Mali i Zi votoi për presidentin e ri. Sipas Institutit për Studimet Zgjedhore, CTD presidenti aktual properëndimor, Milo Gjukanoviç ka fituar 35% të votave. Për raundin e balotazhit Gjukanoviç duhet të përballet ekonomistin Jakov Milatoviç, i cili i rendit i dyti sipas rezultateve paraprake me 29% të votave.
 
Partia e tij "Evropa tani" është e afërt me kishën ortodoske-serbe të komanduar nga Beogradi. Në vendin e tretë u rendit kreu i Frontit Demokratik, parti e hapur proserbe, Andrija Mandiç, me 19 të votave. Zgjedhjet e balotazhit zhvillohen më 2 Prill. Këto zgjedhje vendosin për fatin politik të Gjukanoviçit.
 
Në Malin e Zi 540.000 votues u thirrën të dielën të votojnë për presidentin e ri të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të ndezur politike.
 
Presidenti aktual, Gjukanoviҫ këtë herë ka konkurrencë të fortë.
 
Jakov Milatoviҫ, një ekonomist proeuropian ka dalë në garë kundër properëndimorit Gjukanoviҫ. Milatoviç, politikan i ri shihet me shanse të mira për zgjedhjet e balotazhit. Partia e tij "Evropa tani" paraqitet si parti moderne dhe e orientuar nga reformat. Milatoviç ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë proserbe jetëshkurtër (dhjetor 2020-prill 2022).
 
Andrija Mandiҫ, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë u rendit i treti.
 
Gjukanoviҫ akuzohet për korrupsion
 
61-vjeҫari, Milo Gjukanoviҫ që prej 33 vjetësh mban poste drejtuese në Malin e Zi akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë DPS. Gjukanoviҫ dhe partia e tij nuk i pranojnë akuzat. Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve.
 
Të enjten Gjukanoviҫ vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.