Mbledhja e përbashkët e 2 qeverive në Shkup, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski
Mbledhja e përbashkët e 2 qeverive në Shkup, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski 14.11.2022 | 01:43
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare janë pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Shkup ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
 
Agjenda e kësaj mbledhje do të nisë me takimin e dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare, e cila do pasohet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.
 
Disa prej marrëveshjeve janë:
 
1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.
3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
6.  Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndersjellte per lehtesim te aktiviteteve te operatoreve turistik
7. Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare.
/Gazeta Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.