ShBA dënon sulmin ndaj ‘TIMS’: Keqdashës, po mbështesim Shqipërinë për rikthimin e sistemit
ShBA dënon sulmin ndaj ‘TIMS’: Keqdashës, po mbështesim Shqipërinë për rikthimin e sistemit 12.09.2022 | 02:51
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë, që vjen dy ditë pasi qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit si përgjigje ndaj sulmit kibernetik të korrikut.
 
Në një deklaratë të lëshuar në rrjetet sociale, Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë e ka cilësuar sulmin e rradhës nga Irani keqdashës, duke theksuar më tej se SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin.
 
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të rikthyer sistemin”, shkruhet në postimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë .
 
Sulmi i radhës kibernetik nga Irani kundrejt Shqiëprisë është regjistruar mbrëmjen e 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS, përmes të cilit në kufijtë tanë bëhet kontrolli dhe regjistrimi i personave që hyjnë e dalin.
 
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, tha kryeministri Edi Rama teksa bëri me dije sulmin e radhës.
 
Në orën 22:10 janë ndërprerë shërbimet në TIMS. Një goditje tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.
 
“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të Kultit MEK në Durrës, dhe se loja do të vazhdojë”, ishte ky mesazhi që iu shfaq në ekran policëve të kufirit pas sulmit.
 
Bllokimi i sistemit TIMS ka shkaktuar radhë në pikat kufitare në vend. Kjo i ka detyruar autoritetet që veprimet të kryejnë manualisht. Të gjitha hyrje daljen janë shënuar në regjistër./Gazeta Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.