Ka përfunduar faza e 1/16-tës të Kampionatit Evropian.
Tashmë dihen tetë kombëtaret që e kanë siguruar plasmanin në çerekfinale.
Ata janë: Gjermania, Franca, Holanda, Portugalia, Spanja, Anglia, Zvicra dhe Turqia.
Do të jenë katër përballje tepër interesante, e vëmendje do të jetë në kryendeshjen Gjermani – Spanjë, që luhet të premten me fillim nga ora 18:00.
Çiftet çerekfinale:
Gjermani – Spanjë;
Portugali – Francë;
Angli – Zvicër; dhe
Holandë – Turqi.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë katër ekipet fatlume që do të jenë në gjysmëfinale të ngjarjes më të rëndësishme në futbollin evropian./GazetaSinjali/