Marku: U mundova për nokaut prej raundit të parë, por nuk erdhi
Marku: U mundova për nokaut prej raundit të parë, por nuk erdhi 21.11.2021 | 22:44
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta. Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton.
 
Prej fillimit të meçit, boksieri shqiptar kishte dominimin dhe nuk lejoi befasi deri në fund të meçit, ndonëse nuk arriti të fitonte me nokaut, shkruan Gazeta Express.
 
Ndërkohë, boksieri shqiptar nuk ka ngurruar të bëjë një postim në rrjetet sociale pas kësaj fitore, duke falënderuar të gjithë, teksa premtoi ndeshje më të mëdha vitin tjetër.
 
“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit sot prezent. Edhe të gjithë që më keni ndjekur Live neper televizione. Jam munduar prej raundit të parë për Knockout por nuk erdhi. Rëndësi ka fitorja tani do mar pak kohë pushim me familjen dhe nga viti tjetër do kemi ndeshje te mëdha. Ju falenderoj nga zemra të gjithve pr perkrahjen”, shkroi Marku në rrjetet e tij sociale.
 
Kështu, Marku mbetet i pamposhtur, që prej 11 meçeve ka 10 fitore dhe vetëm një barazim. /Gazeta Express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave