Ministri Çeku i përgëzoi skitarët kosovarë për paraqitjen në Olimpiadën Dimërore
Ministri Çeku i përgëzoi skitarët kosovarë për paraqitjen në Olimpiadën Dimërore 19.02.2022 | 10:20
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku priti sot në takim skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri të cilët prezantuan Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin 2022.
 
Ata tashmë përfunduan garat dhe u kthyen në vend duke sjell nga atje një përvojë të shkëlqyer dhe rezultate mjaft të suksesshme.
 
Në takim ishin gjithashtu Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, dhe trajneri i skitarisë, Agim Pupovci.
 
Bashkë diskutuan për garat dhe paraqitjen e shtetit tonë në këtë ngjarje sportive, gjë që na bënë krenar të gjithëve.
 
Ministri Çeku përgëzoi skitarët për prezantimin dhe suksesin e arritur në gara gjithashtu folën për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e programeve të reja dhe investimet tjera në sport, ku bënë pjesë edhe skijimi.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave