Roma fiton kupën e Ligës së Konferencës në 'Air Albania'
Roma fiton kupën e Ligës së Konferencës në 'Air Albania' 25.05.2022 | 00:00
Sapo është mbyllur ndeshja finale e Ligës së Konferencës në stadiumin Air Albania. Roma ka fituar me rezultatin e ngushtë 1 me 0, me një gol të shënuar nga Nikolo Zaniolo.
 
Roma e Jose Mourinhos mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Feyenoordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re europiane. 
 
Nikolo Zaniolo shënoi golin e avantazhit për Romën. Goli i italianit nuk u festua vetëm në Tiranë, por edhe në “Olimpico” të Romës ku ishin mbledhur tifozët verdhekuq që nuk patën mundësi të udhëtonin drejt Shqipërisë.
 
Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Eeuropian për klube. Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, edhe pse goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festa e çmendur e italianëve nisi sapo ra bilbili që lajmëroi fundin e ndeshjes.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave