Thaçi: Tashmë himni dhe flamuri i Kosovës janë vendosur në Sevilla
Thaçi: Tashmë himni dhe flamuri i Kosovës janë vendosur në Sevilla 30.03.2021 | 12:00
Gazetari i Radio Kosovës, Edmond Thaçi live nga Sevilla, ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë deri tash, raporton rtklive.com.
 
Ai thotë se është i befasuar më pritjen që i është bërë Kosovës në Sevilla nga ana e spanjollëve.
 
Thaçi ka bërë të ditur se tashme edhe flamuri është vendosur në stadiumin e Sevillës. Ai ka shtuar së Kombëtaren e Kosovës atmosfera është shumë e mirë.
 
“Kanë mbetur me pak së 24 orë para ndeshjes Spanjë- Kosovë. Sigurisht së në të kaluarën kemi pasur probleme, por kësaj radhe është krejt ndryshe. Ka qenë një mikpritje e jashtëzakonshme, na kanë pritur shumë mirë, edhe pse nuk e kemi pritur një pritje të tillë”, tha Thaçi.
 
“Sot është dëgjuar edhe himni i Kosovës në stadium kur u behshin përgatitjet, por edhe flamuri është vendosur në mëngjes. Gjithçka po shkon ashtu si duhet për një ndeshje ndërkombëtare.
 
“Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit dhe së gjithçka është gati për ndeshjen e nesërme. Valon Berisha sot ka mbajtur stërvitjen dhe besoj se do të jetë i gatshëm për lojë si dhe do të rikthehet edhe Dreseviq”, tha ai.
 
Ndeshja Spanjë-Kosovë luhet nesër në orën 20:45 dhe do të transmetohet në RTK. /rtklive/ 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave