UEFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës. “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me komunitetin e futbollit në Ukrainë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë popullin ukrainas ”, thuhet në njoftim.
“Ne po e trajtojmë situatën me urgjencë dhe seriozitetin më të madh. Vendimet do të merren nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe do të shpallen nesër . Organizimi i finales së Ligës së Kampionëve në veçanti do t’i hiqet Shën Petersburgut.