50 vjetori i pranisë së Motrave françeskane të Zojës së Papëryeme në Tuz
50 vjetori i pranisë së Motrave françeskane të Zojës së Papëryeme në Tuz 22.11.2021 | 22:11
Jubileu i artë i pranisë së Motrave françeskane të Zojës së Papëryeme në Tuz u kremtua në një atmosferë falënderimi e mirënjohjeje, duke kujtuar veprat e mira që Zoti i ka bërë gjatë këtyre 50 viteve përmes shërbimit të motrave në bashkëpunim e fretnit.
 
50-vjetori i misionit tё Motrave françeskane të Zojës së Papërlyeme nё mesin e popullit tё Zotit nё famullinё kishtare tё Tuzit nё Mal tё Zi. Njё jubile kremtuar me mirёnjohje ndaj Zotit pёr tё mirat e bekimet e panumërta, me njё vetëdije tё pёrtёrirё se tё punosh nё vreshtёn e Zotit, do tё thotё tё dëshmosh, çdo ditё, praninë e Zotit në çdo kohë e realitet, edhe në kohët e realitetet tona. E ky është shërbim i çmuar që i bëjnë Kishës motrat rregulltare, ato janë roje që shquajnë nga larg dhe kumtojnë dashurinё e Zotit ndaj çdo njeriu, e cila tashmë është e pranishme në histori.
 
Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyeme e kryejnë misionin e tyre apostolik, duke iu kushtuar plotësisht Krishtit e duke u shërbyer njerëzve në emër dhe për dashuri të Tij. Se ç’vlerë ka misioni i tyre, jeta e tyre e dhuruar, mjafton të kujtojmë rregulltaren e madhe, Shenjten Nënë Terezë, që na kujton se misioni i të krishterëve ёshtë tё përhapin Dritën e Krishtit: “Të krishterët janë dritë për njeri-tjetrin dhe për mbarë botën”.
 
Të shtunën, me 20 nëntor, Motrat françeskane të Zojës së Papërlyeme të Malit të Zi, kremtuan 50 vjetorin e pranisë së tyre ne Tuz. Ky jubile i artë u kremtua në atmosferë falënderimi e mirënjohjeje duke kujtuar veprat e mira që Zoti i ka bërë gjatë këtyre 50 viteve përmes shërbimit të motrave në bashkëpunim e fretnit në Tuz.
 
Festa filloi me Meshë solemne, drejtuar nga arqipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, në bashkëmeshim me vikarin e përgjithshëm arqipeshkvisë të Tivarit dom Simo Lulaj, provincialin e Fretënve të provinces Shqiptare e të Malit të Zi, at Pashko Gojçajn, guardianin e kuvendit dhe famullitarin e Tuzit at Mirash Marinaj e meshtarë tjerë françeskanë në pjesëmarrje në nji numri të bukur të motrave Françeskane dhe të besimtarëve tjerë.
 
Imzot Gjonlleshaj me këtë rast falënderoi motrat për praninë dhe shërbimin e tyre në këtë famulli dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të fretënve me motrat në nder e lavd Zotit e për shëlbimin e shpirtnave të besimtarëve.
 
Ndërkaq, p. Pashku duke përmendi përvojën e tij 40 vjeçare me motrat françeskane, për çka, siç tha ai, kam arsye të dëshmoj shumë për këtë hir që ma ka dhuruar Zoti, qysh nga ditët e formimit rregulltar e meshtarak. Por, në kontekstin e festës, lidhur me veprimtarinë e motrave, ai u shpreh mirënjohes ndaj eproreve për dërgimin e motrave, para 50 vitesh e deri me sot dhe i shpreh falënderues ndaj secilës moter që ka shërbyer në Tuz për kontributin si në jetën në këtë kuvend si familje françeskane, poashtu edhe në veprimtarinë e baritore, me të cilën lanë gjurmë të thellë e vulë të pashlyeshme.
 
Fushat e veprimtarisë së motrave ai i përmblodhi duke i përshkruar si 5 vula kryesore: 1. Në përforcimin e fesë; 2. Në rritjen e dashtnisë ndaj atdheut; 3. në Formimin e ndërgjegjes kristjane; 4. Në ndryshimin e mentalitetit në veshtrimin pozitiv; 5. Në ngritjen e kulturës evropiane.
 
Ndërkaq, motёr Lidia, provinciale e Motrave Françeskane falënderoi Hyjin, siç tha edhe vet: “... për ftesën frymëzuese të vëllezërve Françeskanë dhe për pranimin vendimtar nga ana e motrave të kësaj ftese në shërbim të besimtarëve”. Kjo Provincë, atëbotë e re në udhëtim, por e pasur në fe dhe e guximshme për shërbim, vendosi t’i dërgojë motrat që të jetësojnë karizmën e Themelueses tonë dhe atë françeskane në Malësi të Madhe ku tashmë ishte e gjallë dhe e njohur nga dëshmia e fretërve.
 
Provincialja, poashtu kujtoi se jemi në shënimin 75 vjetorit të ardhjes së Motrave tona nga Sllovenia në Mal të Zi, e pra kremtojmë edhe në kontesktin e vitit jubilar të kushtuar shën Jozefit, pajtor i Kishës dhe i Kongregatës sonë. E gjithë kjo – theksoi motёr Lidia - e bën më madhështor këto Jubile pasi që çdo gjë që bëjmë në lavd të Hyjit, është gjithmonë e rrënjosur në zemrën e Kishës.
 
Në vazhdim, ajo u përpoq t’i përfshijë karakteristikat e përbashkëta të shërbimit të motrave. Ishte shërbim në heshtje, dhurim në punë të thjeshta të padukshme, shërbime që ka mundur ti shoh vetëm Zoti, jetë në lutje e dhuruar për të tjerët, dëshmi thjeshtësie e jetuar me sakrificë pa shumë fjalë, duke aluduar në rrethanat shoqëroro-politike ku Kisha nuk ka pasur mundësi të veprojë në liri të plotë. E me kalimin e kohës, shërbimi dhe veprimtaria e motrave zgjerohej. Në kuadër të misionit në Tuz ato shërbyen edhe në Triesh, Sukruqë e Traboin.
 
Motrat u bënë bashkëpuntore të zellshme në katekizim të fëmijëve të të gjitha moshave, në punën e zyrës famullitare, botimin e revistës ‘Zani i Shna Ndout’; ato udhëheqin korin, marrin pjesë dhe bashkëveprojnë në organizime të ndryshme fetare dhe kulturore si udha e kryqit, pjesëmarrje në karnevale, pjesë teatrale, organizojnë takime me të rinj dhe prindër, bashkëndajnë shërbimin katekistik me laikët, ftesë kjo edhe e Papa Françeskut në udhëtimin e Ecjes Sinodale. Me shume mirënjohje përmendi se kuvendi i fretërve ishte një bashkësi formimi për shumë gjenerata të kandidateve që kanë jetuar dhe janë shkolluar në Tuz.
 
Për këtë faleminderit të gjithë fretërve, që tashma gëzojnë amshimin, si: p. Gjergji, p. Kola,  Vinko, p. Deda dhe p. Zefi, Murgesha m. Amadeja, dhe fretërve që po festojnë me në krye me p. Pashkun. E mbi të gjitha ajo e falënderoi Hyjin për jetën e secilës motër, që në Provaninë e Hyjit kanë jetuar dhe dëshmuar thirrjen dhe dërgimin e tyre rregulltar.
 
Pas meshës, kremtimi përfundoi me një program të pasur fetaro-kulturor përgatitur nga motrat me korin, animatorët dhe besimtarët tjerë të famullisë.
 
Motër Olga Dulaj
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave