Më 4 mars përkujtojmë të Lumët At Danjel Dajani, At Giovanni Fausti, At Gjon Shllaku e shokёt, martirё
Më 4 mars përkujtojmë të Lumët At Danjel Dajani, At Giovanni Fausti, At Gjon Shllaku e shokёt, martirё 04.03.2021 | 12:00
Më 4 mars kujtojmë të Lumët At Danjel Dajani, At Giovanni Fausti, At Gjon Shllaku e shokёt martirё dhe fillimet e masakrës komuniste ndaj klerit katolik në Shqipëri. Më 4 mars 1946 në Shkodër u pushkatuan Giovanni Fausti, Daniel Dajani, Mark Çuni, Gjon Shllaku, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi, vetëm pse besonin në Zotin dhe mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Ata qё kultivonin vlerat qytetare, shpirtёrore, kulturore e kombёtare u akuzuan nga regjimi si sabotues e armiq të popullit, u vranë me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha.
 
Sot, më 4 mars përkujtojmë të Lumët e Kishës katolike në Shqipëri, martirët që dhanë jetën për Krishtin e Ungjillin, për Fé e Atdhe gjatë diktaturës komuniste:
 
At Danjel Dajani + 04.03.1946
At Giovanni Fausti + 04.03.1946
At Gjon Shllaku + 04.03.1946
Sem. Mark Çuni + 04.03.1946
Gjelosh Lulashi + 04.03.1946
Qerim Sadiku + 04.03.1946
 
Si sot, më datën 4 mars 1946 , për Fé e Atdhe u pushkatuan në Shkodër nga diktatura komuniste ateiste, jezuitët At Giovanni Fausti e At Daniel Dajani, së bashku me nxënësin seminarist Mark Çuni, At Gjon Shllakun ofm, dhe me të rinjtë Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, vetëm pse besonin në Zotin dhe mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Me vrasjen e tyre më 4 mars 1956 filloi edhe masakra komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri.
 
Ata qё kultivonin vlerat qytetare, shpirtёrore, kulturore dhe kombёtare nё Shqipёri, u akuzuan nga regjimi ateist si sabotues e armiq të popullit, u vranë me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha. Vrasja e këtyre martirëve shënoi edhe fillimin e rrugës së gjatë të kalvarit, që përshkoi kleri dhe populli shqiptar gjatë regjimit komunist, por, siç dëshmoi historia, kalvari i martirëve ngadhnjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.
 
Përkujtimi i martirëve At Daniel Dajani dhe At Giovanni Fausti dhe tё gjithё martirёt e tjerё, janё njё  thesar i çmuar shpirtëror e njerёzor për Kishën dhe për shoqërinë. Prandaj, sot, duke përkujtuar 4 marsin e vitit 1946, kur u pushkatuan martirët e lartpërmendur, po ndalemi tek dy prej tyre e pikërisht tek figura e At Daniel Dajanit dhe e At Giovanni Faustit, për të cilët flasim me At Lello Lanzilli-n, jezuit.
 
Ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Gjugjës, përgjegjës i redaksisë shqipe të Radio Vatianit - Vatican News...
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave