Motër Joseph Michael është eprorja e re e Motrave të Nënë Terezës
Motër Joseph Michael është eprorja e re e Motrave të Nënë Terezës 15.03.2022 | 22:58
E zgjedhur nga Kapitulli i përgjithshëm i Kalkutës, zë vendin e motër Premës, e cila u printe motrave që nga viti 2009. E rritur në Kalkutë, pranë Nënë Terezës, 68 vjeçare, deri tani ishte eprore për Keralanë.
 
Indiania motër Joseph Michael, 68 vjeçare, është eprorja e re e Misionareve të Bamirësisë, motrat e Nënë Terezës. U zgjodh nga Kapitulli i përgjithshëm i motrave, mbledhur në Shtëpinë nënë të Kalkutës. Zë vendin e motër Premës, me origjinë gjermane, e cila u priu për dy mandate motrave, që nga viti 2009.
 
Motër Joseph bëhet kështu rregulltarja e katërt e thirrur për t’u prirë motrave me sarin bardh e blu, i njohur në mbarë botën për shërbimin që u bën të varfërve ndër më të varfër. Pas Shën Nënë Terezës, themeluese e Misionareve të Bamirësisë, që ndërroi jetë në vitin 1997, për të drejtuar kongregatën u thirr motra nepaleze Nirmala Joshi, e cila themeloi edhe degën kundruese të motrave.
 
Motër Joseph është indianja e parë që i besohet detyra e eprores së përgjithshme. Me origjinë nga Thissur, në Jerala, hyri në radhët e Motrave të Bamirësisë kur ishte vetëm 20 vjeçare. E u bë menjëherë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Nënë Terezës. E kreu misionin e saj edhe në Filipine e, më pas, në Poloni e në Papua Guinea e Re.
 
Aktualisht  jetonte në Shishu Bhavan (Shtëpia e pritjes e fëmijëve) të Ernakulam, ku ishte eprore e Misionareve të Bamirësisë për Keralanë. Deri 15 muaj më parë ishte asistente e përgjithshme, përkrah Motër Premës. Nga Ernakulam, motra John Mariette e komenton kështu, në Asia News, këtë zgjedhje: “Jam e sigurt se Zoti do t’i përdorë të gjitha talentet dhe cilësitë e saj,  për t’i  bërë mirë shoqërisë, sipas planeve të Tij”.
 
Në kapitullin e Misionareve të Bamirësisë – që zgjodhën edhe Këshillin e Përgjithshëm në ndihmë të Eprores Joseph – morën pjesë edhe përfaqësues të të gjitha bashkësive të Urdhrit, sot i pranishëm në 110 vende të botës. (radio vatikani)
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave